Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të shqetësuara me sulmin në Afganistan


Shtëpia e Bardhë ka shfaqur “shqetësim të madh” lidhur me raportet se ekziston mundësia, që nga sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kundër talibanëve, që i kishin rrëmbyer cisternat me karburante, janë vrarë civilët.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje, që mund të jenë vrarë civilët në këtë incident të së premtes, në provincën veriore, Kunduz.

Nga ana tjetër, NATO-ja ka premtuar se do të zhvilloj hetime të plota lidhur me rrethanat e këtij sulmi, nga i cili, sipas zyrtarëve afganë, mund të jenë vrarë afro 90 vetë.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka thënë se marrja në shënjestër e civilëve është e “papranueshme” dhe ka shpallur krijimin e një komisioni për hetimin e incidentit.
XS
SM
MD
LG