Ndërlidhjet

Afganistan: Është vrarë një ushtar i Polonisë


Polonia thotë se një ushtar i saj është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, nga një shpërthim në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes në Varshavë tha se bomba kishte eksploduar afër konvojit të ushtarëve polakë, derisa ata udhëtonin për në provincën lindore, Gazni.

Polonia, që në Afganistan i ka afro 2 mijë ushtarë, të cilët veprojnë në kuadër të NATO-s, njoftoi se deri tash, në këtë vend, janë vrarë 11 ushtarë të saj.
XS
SM
MD
LG