Ndërlidhjet

logo-print

A. Latine: Demonstarata kundër Çavezit


Mijëra njerëz në vendet e Amerikës Latine dhe në shtetet e tjera, kanë marrë pjesë në demonstratat kundër presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez.

Tubimet kundër presidentit Çavez, janë mbajtur në Kolumbi, në Venezuelë, pastaj në Honduras, Argjentinë dhe Kil.

Për protesta kundër liderit majtist të Venezuelës, është raportuar edhe në qytetet amerikane Nju Jork dhe Majami dhe në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Protestuesit e akuzojnë Çavezin për përzierje në punët e Kolumbisë dhe në shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe për autoritarizëm brenda Venezuelës.
XS
SM
MD
LG