Ndërlidhjet

SHBA: Shkalla e papunësisë 9.7%


Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rritje në nivelin më të lartë në më tepër se 25 vjet, por ritmi i humbjes së vendeve të punës është ngadalësuar.

Departamenti i punës tha se në muajin gusht janë humbur 216 mijë vende të punës, që është shuma mujore më e vogla në vit.

Shkalla e përgjithshme e papunësisë arriti në 9.7%, që është niveli më i lartë prej qershorit të vitit 1983.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i tërësishëm i vendeve të humbura të punës në Shtetet e Bashkuara, prej dhjetorit të vitit 2007, kur filloi recesioni, arriti në 6.9 milionë.
XS
SM
MD
LG