Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë 30 militantë


Forcat e Pakistanit thonë se sot kanë vrarë së paku 30 militantë islamikë dhe kanë shkatërruar selinë e tyre në hapësirën Kiber, afër kufirit me Afganistanin.

Një zyrtar i sigurisë tha se trupat, të mbështetura nga helikopterët dhe nga njësitë artilerike, e ndërmorën sulmin kundër selive të grupit Armata e Islamit në Luginën Tirrah.

Forcat e Pakistanit e kanë zhvilluar një ofensivë në këtë hapësirë, pasi nga një sulm vetëvrasës me bombë, brenda kazermave policore, më 28 gusht, u vranë 22 policë.
XS
SM
MD
LG