Ndërlidhjet

Haradinaj: Qeveria e Kosovës – pa vizion


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar sot punën e qeverisë së Kosovës, duke thënë se ajo nuk ka plane për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës.

- Mungesa e planeve vizionare të udhëheqësve të Prishtinës zyrtare, krijon vakuume dhe hapësira për aktorë të caktuar. Duhet të ketë një iniciativë të Prishtinës zyrtare. Duhet të ketë një plan për veriun, tha lideri opozitar, Ramush Haradinaj, në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë.

Mëtutje ai theksoi se “të drejtën për të udhëhequr me veriun e ka Prishtina”, dhe shtoi se “derisa ajo nuk e ushtron të drejtën e vet, atëherë ka hapësirë për UNMIK-un, për EULEKS-in, për strukturat paralele dhe për trafiqet shqiptaro-serbe, që bëhen me dijen e qeverisë së sotme”.
XS
SM
MD
LG