Ndërlidhjet

Kroaci: Të bëhet ankesë ndaj lirimit të kap. Draganit


Ministri i drejtësisë i Kroacisë, Ivan Shimonoviq, deklaroi sot se nuk e ka të qartë se përse prokurori shtetëror i Australisë, Robert Meklelend, nuk ka paraqitur ankesë në vendimin për lirimin e Dragan Vasilkoviqit, të njohur si kapetan Dragani, nga paraburgimi në Australi, megjithqë Kroacia i ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme.

Sipas tij, dokumentacioni me kohë është dërguar në Australi nëpërmjet të Ambasadës kroate.

Afati për paraqitjen e ankesës ishte 4 shtatori.

Tash, Kroacisë i mbetet që t’i drejtohet Gjykatës Supreme të Australisë, për të ushtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Federale, e cila e pranoi kërkesën e Dragan Vasilkoviqit, për të mos u ekstraduar në Kroaci, ku ai është i akuzuar për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG