Ndërlidhjet

Ohër: Së paku 15 turistë humbën jetën


Së paku 15 turistë, shumica prej tyre bullgarë, janë mbytur nga fundosja e një anijeje me 53 vetë në ujrat e liqenit të Ohrit në Maqedoni.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin rreth 20 turistë, ndërsa po kërkohen trupat e të tjerëve.

Anija turistike “Ilinden” me plotë udhëtarë është fundosur deri sa po lundronte në drejtim të komplektist turistik “Shën Naumi”, që ndodhet në ujërat e liqenit.

Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së anijet, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë mbytur nga mbingarkesa me turistë, gjë që kishte bërë që anija të ndahet në dy pjesë.

Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë mediave se anija ishte fundosur vetëm për disa sekonda pas ndarjes në dy pjesë.

Ndërkohë,Qeveria e Maqedonisë shpehu keqardhje për fatkeqësinë e ndodhur dhe shumë ministra të kabitetit qeveritar ndodhen në Ohër për të koordinuar aktivitetet e nxjerjes së viktimave dhe trajtimin e duhur të të mbijetuarve.

Qeveria e Maqedonisë është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë bullgare.
XS
SM
MD
LG