Ndërlidhjet

logo-print

Rama: PS-ja nuk hyn në Parlament


Lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, tha sot se kjo parti ka qëndrim të prerë, “për të mos hyrë në Parlament, sepse e konsideron institucion me legjitimitet të cunguar”.

Këto komente zoti Rama, i bëri në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ai mëtutje theksoi se duhet të bëhet transparenca e procesit zgjedhor të 28 qershorit dhe se pa këtë gjë, PS-ja nuk hyn në Parlament.

“Gjatë gjithë procesit na janë mohuar të drejtat tona”, tha zoti Rama, duke theksuar se “ky vend nuk është as pronë e Berishës, e Metës apo e Nanos”.

Sipas tij, qëndrimi i Partisë Socialist nuk do të thotë braktisje e Kuvendit, por “kemi kushtëzuar hyrjen në Parlament”.

Grupi parlamentar i PS-së do të formoj një grup pune për të vendosur për kohën dhe kushtet se kur do të mund të hynte PS-ja në Parlament.
XS
SM
MD
LG