Ndërlidhjet

Rusia: Gjeorgjia të mos e bllokoj Abhazinë


Ministria e jashtme e Rusisë i ka tërhequr vërejtjen Gjeorgjisë se rrezikon edhe një konfrontim ushtarak me Rusinë, nëse vazhdon bllokadën detare kundër provincës separatiste, Abhazia.

“Kërkojmë që Tbilisi t’i ndërprej aktivitetet e tij të pa arsyeshme në ujërat neutrale”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së jashtme ruse.

Më herët këtë javë, zëdhënësi i kësaj ministrie, Andrei Nesterenko, tha se bllokada e Gjeorgjisë mund të çoj në “incident serioz të armatosur”.

Autoritetet separatiste thonë se Gjeorgjia i ka ndalur 23 anije në ujërat e Detit të Zi, afër Abhazisë, këtë vit. Gjeorgjia shpjegon se anijet kanë hyrë në rajon në mënyrë ilegale.
XS
SM
MD
LG