Ndërlidhjet

logo-print

BE: Përgatitet etapë e re për integrimin e Ballkanit


Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të vazhdoj, ndërsa Suedia, si kryesuese e radhës, do të përpiqet, që i gjithë Ballkani Perëndimor, të futet në një fazë të re të afrimit me BE-në, kanë thënë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Suedisë.

“Dëshiroj që Suedia të jetë në gjendje, që gjatë kryesisë së BE-së, gjatë disa muajve të ardhshëm, gjithë Ballkanin Perëndimor ta sjellë në një etapë të re të procesit për anëtarësim në BE”, tha ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt, sot në Stokholm, pas një takimi të minsitrave të jashtëm të vendeve të BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, tha se takimi i sotëm i ministrave të jashtëm të BE-së, me vendet kandidate, Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë ishte “shumë i frytshëm”.
XS
SM
MD
LG