Ndërlidhjet

Kabul: NATO-ja u takua me familjet e viktimave


Përfaqësuesit e NATO-s sot janë takuar me familjet dhe me viktimat e sulmit të fundit ajror ndaj cisternave me karburante, që ishin rrëmbyer nga talibanët në pjesën veriore të Afganistanit.

Gjenerali amerikan, Greg Smith, e udhëhoqi delegacionin, i cila e vizitoi spitalin ku gjenden disa nga të mbijetuarit e sulmit, nga i cili – sipas zyrtarëve afganë – janë vrarë afro 90 vetë.

Ai u tha gazetarëve se “është sfidë për ne që të zbulojmë se çka ka ndodhur para dy netësh”.

Sulmi pat ndodhur në provincën veriore, Kunduz.
XS
SM
MD
LG