Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: NATO konfirmon plagosjen e civilëve



Kryekomandanti i NATO-s në Afganistan ka konfirmuar se civilët kanë qenë në mesin e të vrarëve në sulmin ajror, i cili kishte në shënjestër talibanët, dhe u zotua se do t’i ndajë me popullin afgan rezultatet nga hetimet e plota të incidentit, i cili la dhjetra të vdekur.

Gjenerali amerikan Stenli MekKristall tha se humbjen e mundshme të jetëve apo plagosjen e afganëve të pafajshëm ai e merr “shumë seriozisht”.

MekKristall tha se aeroplanët luftarakë amerikanë patën ndërmarrë një sulm kundër atyre që zyrtarët e ushtrisë besonin se janë talibanë, të cilët kishin rrëmbyer dy cisterna.
XS
SM
MD
LG