Ndërlidhjet

G20: Masat stimuluese do të vazhdojnë



Zyrtarët e financave të 20 vendeve më të zhvilluara të botës dhe vendeve në zhvilim kanë rënë dakord që ta mbajnë mbështetjen financiare për ekonomitë e tyre, përkundër shenjave të rimëkëmbjes ekonomike.

Pas takimit në Londër, përfaqësuesit e grupit G20 thanë se do të vazhdojnë me masat stimuluese, siç janë shpenzimet e shtuara të qeverisë dhe shkallët e ulta të interesit, “derisa të sigurohet rimëkëmbja”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se ekonomia botërore po fillon të rimëkëmbet nga recesioni më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG