Ndërlidhjet

Çavez dhe Ahmadinexhad: Front kundër imperializmit



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad dhe homologu i tij nga Venezuela Hugo Çavez janë zotuar se do t’i mbështesin ato që i kanë quajtur “shtete revolucionare” dhe “frontin anti-imperialist”.

Zotimi është bërë gjatë vizitës së Çavezit në Teheran ku bisedoi me Ahmadinexhadin dhe zyrtarët tjerë të Republikës Islamike.

Çavez, aleati kryesor i Iranit në Amerikën Latine, gjithashtu e ka mbrojtur atë që e ka quajtur “të drejtën sovrane” të Iranit për të zhvilluar program bërthamor paqësor, dhe tha se fuqitë Perëndimore nuk kanë paraqitur kurrfarë provash se Irani fshehurazi po përpiqet të zhvillojë bombë bërthamore.

Çavez tha se Venezuela, e cila gjithashtu po përpiqet të zhvillojë energji bërthamore me ndihmën e Iranit, me siguri së shpejti do të përballet me akuzat nga Perëndimi se përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG