Ndërlidhjet

SHBA të shqetësuara për pohimet e Phenianit



Emisari amerikan për Korenë e Veriut ka shprehur shqetësime lidhur me pretendimet e Phenianit se ky vend po i afrohet mënyrës së dytë për prodhimin e bombës bërthamore.

Siven Bosurth i bëri këto komente në Seul, dy ditë pasi Korea e Veriut tha se është në fazën finale të pasurimit të uraniumit.

Bosuorth tha se pohimi është “edhe një manifestim tjetër i problemeve që shkaktohen nga përpjekjuet e Koresë së Veriut për të prodhuar armë bërthamore”.

Pasurimi i uraniumit do t’i jepte Phenianit një mundësi tjetër për prodhimin e armëve përkrah programit mbi bazën e plutoniumit.
XS
SM
MD
LG