Ndërlidhjet

MPB: Anija u fundos nga defekti teknik



Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se një defekt teknik e ka shkaktuar përmbytjen e djeshme të anijes së udhëtarëve në Liqenin e Ohrit.

Në komunikatë thuhet se defekti teknik ka shkaktuar daljen e anijes nga kontrolli dhe animin e saj në të djathtë, që ka razultuar me fundosjen.

Ndërkohë, gjykatësi hetues në Ohër i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë kapitenit të anijes.

Kapiteni 23 vjeçar, Sotir Filevski, mbrëmë doli para gjykatësit hetues, ndërsa ndihmësi i tij është lëshuar.

Në Maqedoni sot është ditë zie për fatkeqësinë ku e humbën jetën 15 turistë bullgarë. 42 udhëtarë i mbijetuan fatkeqësisë.
Anija ishte ndërtuar në vitin 1924 në Gjermani.
XS
SM
MD
LG