Ndërlidhjet

Iran: SHBA të respektojë emërimin e ministrit


Irani u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta respektojnë emërimin e ministrit të ri të mbrojtjes, i cili po kërkohet nga Argjentina për lidhje me sulmin vdekjeprurës në një qendër hebreje.

Uashingtoni tha javën e kaluar se Teherani po bën një “hap prapa” me emërimin e Ahmad Vahidit, i cili të enjten u miratua nga parlamenti.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme në Teheran tha sot se qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet “ta respektojë vullnetin e popullit iranian”.

Argjentina e akuzon Vahidin për lidhje me sulmet e vitit 1994 në Buenos Aires, ku e humbën jetën 85 njerëz.

Teherani vazhdimisht ka mohuar çdo ndërlidhje me sulmin.
XS
SM
MD
LG