Ndërlidhjet

Irak: Vritet fëmija 2 vjeçar


Pesë vetë, përfshirë një fëmijë dy vjeçar dhe gjyshja e tij, janë vrarë sot në një varg të shtënash në qytetin e trazuar irakian Mosul.

Policia tha se gruaja dhe stërmbesa e saj vdiqën kur sulmuesit e panjohur u vërsulën në shtëpinë e tyre në perëndim të qytetit.

Në incidente të ndara, gjithashtu u vranë tre pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë.

Mosuli mbetet një nga qytetet më të dhunshme në Irak, përkundër përmirësimeve të gjendjes së sigurisë gjatë vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG