Ndërlidhjet

Ali Hamnei i revidon shkencat shoqërore



Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit njoftoi se mësimi i shkencave shoqërore në universitetet do të rishikohet, pasi lideri suprem iranian tha se kjo e vë në pikëpyetje fenë.

Agjencia IRNA citoi kreun e Institutit për Studime Shoqërore dhe Kulturore të ketë thënë se atij i është kërkuar që ta revidojë përmbajtjen e lëndëve mësimore.

Hamid Reza Ajatollahi tha se në Iran, një pjesë e madhe e mësimeve “nuk janë në vijë me kulturën iraniano-islamike”.

Ai tha se trupi do t’i rishikojë përmbajtjet “bazuar në rekomandimet e liderit suprem”.

Javën e kaluar në një takim me akademikët, lideri suprem, Ajatollah Ali Hamnei tha se shumë shkenca sociale janët ë bazuara mbi “filozofitë, në themelet e së cilave janë materializmi dhe mosbesimi në zotin dhe mësimet islamike”.
XS
SM
MD
LG