Ndërlidhjet

logo-print

Britani, Gjermani: Konferencë për Afganistanin


Britania dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një konferencë të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, që do të mbahej në fund të këtij viti, për ta diskutuar planin për transferin e përgjegjësive të sigurisë tek autoritetet afgane, para reduktimit potencial të trupave të NATO-s në këtë vend.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri britanik, Gordon Braun, këtë nismë e shpallën mbrëmë në Berlin, duke thënë se në të përfshihej edhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi.

Sipas zotit Braun, konferenca e propozuar do të fokusohej në tri çështje: siguri, qeverisje dhe zhvillim.
XS
SM
MD
LG