Ndërlidhjet

logo-print

Bullgari: Ditë zie për viktimat në Ohër


Bullgaria sot mbanë ditë zie për 15 shtetasit e këtij vendi, që humbën jetën, pasi një anije turistike u fundos në Liqenin e Ohrit në Maqedoni.

Bullgaria dhe Maqedonia po i zhvillojnë hetimet e tyre lidhur me këtë incident, që ndodhi të shtunën, ndërsa autoritetet e Maqedonisë kanë arrestuar kapitenin e anijes, në kuadër të hetimeve lidhur me keqbërje të mundshme.

Më se 40 vetë ishin shpëtuar, pasi anija u fundos, ndërsa 15 vetë, përfshirë edhe një fëmijë, humbën jetë derisa anija po zhytej, brenda disa minutave.

Zyrtarët e Maqedonisë kanë thënë se anija, e ndërtuar para shumë vitesh, me gjasë, ka marrë më tepër njerëz se sa që është e autoritzuar.
XS
SM
MD
LG