Ndërlidhjet

Nismë e re për Afganistanin


Ushtarët amerikanë duke patrulluar në Kabul, 03 shtator
Ushtarët amerikanë duke patrulluar në Kabul, 03 shtator

Britania dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një konferencë të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, që do të mbahej në fund të këtij viti, për bartjen e përgjegjësive të sigurisë tek autoritetet afgane, para reduktimit potencial të trupave të NATO-s në këtë vend.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri britanik, Gordon Braun, këtë nismë e shpallën mbrëmë në Berlin, duke thënë se në të përfshihej edhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi.

Sipas zotit Braun, konferenca e propozuar do të fokusohej në tri çështje: siguri, qeverisje dhe zhvillim.

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Havier Solana tha se qeveria e re afgane që do të dalë pas zgjedhjeve të gushtit, duhet të punojë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ajo duhet të jetë një qeveri e përkushtuar ndaj një vargu të aktiviteteve jokorruptuese”, ka thënë Solana.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të aplikohen rregulla më të rrepta lidhur me ndihmat finansiare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG