Ndërlidhjet

Sejdiu e Haradinaj diskutojnë zgjedhjet e 15 nëntorit


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka zhvilluar sot një takim me Ramush Haradinajn, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Zgjedhjet e sivjetme lokale janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet dhe të përmbyllen sipas standardeve më të larta demokratike”, citohet të ketë thënë zoti Sejdiu, në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i tij.

Në të gjithashtu thuhet se presidenti i Kosovës i ka ftuar “të gjitha partitë politike të angazhohen maksimalisht për një proces korrekt dhe të ndershëm, ndërsa liderët e tyre t’i bëjnë thirrje elektoratit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi që eventualisht mund ta cenojë ecurinë e mbarë të këtij procesi”.

Kryetari i AAK-së ndërkaq ka bërë thirrje “për një proces korrekt zgjedhor, i cili duhet të sigurojë respektimin e plotë të vullnetit të zgjedhësve”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG