Ndërlidhjet

logo-print

Ahtisari kritikon BE-në për Turqinë



Laureati i Çmimit Nobel për Paqe Marti Ahtisari e ka akuzuar Bashkimin Evropian se po i ngec negociatat për anëtarësimin e Turqisë.

Ahtisari, i cili ishte ndërmjetës për statusin e Kosovës tha se bisedimet për anëtarësim që filluan në vitin 2005, duhet të përforcohen në mënyrë që të tregohet përkushtimi i BE-së përballë kundërshtimeve nga disa vende anëtare.

“Evropa e humb kredibilitetin e saj nëse nuk lejon që ky proces të rrjedhë pa penguar”, ka thënë Ahtisari.

Ish presidenti finlandez është kryetar i Komisionit për Turqinë, një grup i pavarur i formuar nga ish udhëheqës të qeverive, ministra të jashtëm dhe zyrtarë të BE-së. Komisioni sot e bëri publik raportin e dytë të tij lidhur me përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG