Ndërlidhjet

ElBaradei: Irani duhet të bashkëpunojë



Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se agjencia ka ngecur në raportet me Iranin lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Mohamed ElBaradei i bëri thirrje Iranit të bashkëpunojë më ngushtë me agjencinë për t’i qartësuar pyetjet që dalin nga programi bërthamor.

“Irani duhet t’u përgjigjet në mënyrë të duhur të gjitha pyetjeve të agjencisë që të përjashtojë mundësinë se programi i tij bërthamor ka dimenzion ushtarak. Qëllimet e ardhshme të Iranit për programin e tij bërthamor duhet të qartësohen për t’iu përgjigjur kërkesave të komunitetit ndërkombëtar” tha ElBaradei në takimin e bordit 35 anëtarësh të agjencisë në Vjenë.

Në sesionin vjeshtor që filloi sot, agjencia i shqyrton akuzat se fshehurazi Irani i ka eksploruar teknikat për prodhimin e bombës atomike.

Sot presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani është i gatshëm për bisedime “korrekte dhe logjike” me fuqitë borërore për programin e vet bërthamor.

Irani vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se programi atomik është për qëllime civile e jo ushtarake.
XS
SM
MD
LG