Ndërlidhjet

Izraeli miraton ndërtimin e shtëpive të reja



Izraeli ka miratuar ndërtimin e qindra shtëpive të reja në vendbanimet hebreje, përkundër kritikave që Shtetet e Bashkuara i bënë planit.

Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak autorizoi ndërtimin e 455 shtëpive, shumica e tyre në zonat, të cilat Izraeli thotë se do t’i mbajë në rast të marrëveshjes paqësore me palestinezët.

Ndërtimi u miratua nga kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili e mori zyrën në mars.

Netnjahu ka qenë nën presion nga ana e Shteteve të Bashkuara për t’i pezulluar të gjitha aktivitetet në vendbanimet për të ndihmuar rifillimin e negociatave paqësore izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG