Ndërlidhjet

Mosnjohja e Kosovës, pengon zgjerimin e BE-së


“Shtetet që kanë pasur konflikte në Ballkan nuk do të mundë të hyjnë në Bashkimin Evropian, pa i normalizuar marrëdhëniet. Në këtë rast Serbia nuk mund të hyjë në BE para se ta njohë Koosvën si shtet”, tha ish ndërmjetësi i bashkësisë ndërkombëtare për statusin Marti Ahtisari.

Ish presidenti finlandez ka shprehur keqardhjen për ndarjet brenda BE-së lidhur me Kosovën dhe ka shtuar se “vendet që nuk e njohin Kosovën duhet të mbajnë përgjegjësi për pengimin e procesit të zgjerimit”.

Ahtisaari, në Bruksel ka shtuar se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me ndonjë zgjidhje të statusit të Kosovës, të ndryshme nga ajo që ka propozuar.
XS
SM
MD
LG