Ndërlidhjet

Berlini nuk pranon kritikat për sulmin


Gjermania i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare se sulmi ajror në Afganistan ishte urdhëruar nga komandanti gjerman, dhe tha se komandantët e saj kanë vepruar drejtë.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Tomas Rabe tha se sulmi i kësaj jave në krahinën Kunduz mbi dy cisternat e rrëmbyera nga talibanët ishte “ushtarakisht i nevojshëm dhe korrekt”.

Zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 50 njerëz e humbën jetën në zonën afër kufirit me Taxhikistanin.

Të shtunën, ministrat e Bashkimit Evropian ishin kritikë ndaj sulmit, të cilin shefi i diplomacisë franceze Bernar Kushner e quajti “gabim të madh”.
XS
SM
MD
LG