Ndërlidhjet

Tiranë: Partia Socialiste bojkoton Kuvendin



Seanca e parë plenare e kuvendit te Shqipërise u zhvillua sot pa praninë e Partise Socialiste, zhvillim që ishte paralajmëruar nga forca me e madhe në opozitë.

Pak orë përpara zhvillimit të seancës, kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, lexoi disa nga kushtet vendosur mazhorancës, plotesimi i të cilave do ta rikthente ate ne kuvend.

Por pavarësisht nga marrëveshja parazgjedhore me Partinë Socialiste, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e zgjodhi pjesmarrjen ne kuvend.

Bojkoti i kuvendit nga opozita ishte paralejmeruan prej disa ditësh. Kjo ishte arsyeja qe kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes se grupit kuvendor demokrat përpara mbajtjes së seancës plenare e ripërseriti ftesën drejtuar Partisë Socialiste për pjesëmarrje në kuvend.

Berisha nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me një tjeter aleat, Partine Republikane, sipas së cilës, kjo parti do të kete postin e ministrit të Mjedisit si dhe dy zëvendës ministra.
XS
SM
MD
LG