Ndërlidhjet

Iran: Klerikët kritikojnë gjuhën e presidentit



Një grupi i njohur klerikësh në Iran i ka kërkuar presidentit Mahmud Ahmadinexhad që të shmangë komentet “provokative”.

Grupi “Shoqëria e Klerikëve Militantë” i kanë kërkuar presidentit dhe qeverisë që “të shmangin të flasin për çështje të panevojshme dhe provokative”.

Duke iu referuar zgjehdjeve të kontestuara presidenciale në muajin qershor, grupi tha se “komentet e bëra dhe mospërfillja e shprehur” para dhe pas votimeve ka shkaktuar “divergjencë”.

Por grupi e ka kritikuar për nxitje të protestave të rrugës edhe opozitën, e cila pretendon se votimet ishin të kurdisura.

Në mesin e anëtarëve të grupit është edhe ish presidenti me ndikim, Akbar Hashemi Rafsanxhani.
XS
SM
MD
LG