Ndërlidhjet

Kabul: Talebanët autorë të sulmit në aeroport


Së paku dy persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetvrasës në aeroportin e Kabulit.

Autoritetet afgane thanë se viktimat ishin civilë. Sulmi vetvrasës me automjet bombë ndodhi në hyrje të aeroportit. Talebanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin dhe thanë se cak ishin trupat e NATO-s.

Aeroporti i Kabulit përdoret nga civilët, por dhe nga forcat ushtarake ndërkombëtare që gjenden në Afganistan.
XS
SM
MD
LG