Ndërlidhjet

Gjermania merr komandën e KFOR-it


Trupat belge të KFOR-it
Trupat belge të KFOR-it

Gjeneral-Lejtnant Markus Bentler nga Gjermania, ka marrë sot komandën e KFOR-it nga Gjeneral-Koloneli italian Emilio Gaj, i cili është në këtë detyrë prej 29 gushtit, 2008.



Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës është bërë në komandën e KFOR-it në Prishtinë, nën udhëheqjen e komandantit të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admiralit amerikan Mark Ficxherald.

Aktualisht NATO-ja ka rreth 13.500 paqeruajtës ndërkombëtarë në Kosovë, por numri i tyre pritet të zvogëlohet deri në rreth 10 mijë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, pati qëndruar më 13 gusht në Prishtinë, ku edhe pati paralajmëruar reduktimin e forcave ndërkombëtare në Kosovë.

“Kemi vendosur të reduktojmë numrin e trupave gjatë viteve të ardhshme, por do të doja të theksoja se ky vendim vetëm reflekton zhvillimin e situatës së sigurisë në Kosovë".

"Ky vendim është i bazuar në kushte që do të thotë se reduktimi do të ndodhë në pajtueshmëri me përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin e sigurisë
”, pati thënë zoti Rasmusen më 13 gusht, duke nënvizuar se nuk do të merret asnjë vendim që do të kishte ndikim negativ në sigurinë e Kosovës.

Kjo çështje pritet të ngritet edhe gjatë ceremonisë së sotme të dorëzim-pranimit të komandës së KFOR-it.
XS
SM
MD
LG