Ndërlidhjet

logo-print

Merkel paraqet strategjinë në Afganistan


Kancelarja Angela Merkel do të shpjegojë para parlamentit strategjinë gjermane në Afganistan.

Paraqitja e Merkelit vjen në kohën kur kritikat janë shtuar si pasojë e sulmit të forcave të NATO-s pak ditë më parë, nga i cili kanë mbetur të vdekur një numër civilësh. Sulmi ishte urdhëruar nga një komandant gjerman.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se sulmi ishte si pasojë e “vlerësimit të gabuar të situatës” nga ana e forcave gjermane.

Gjermania ka mbrojtur vendimin e komandantit të saj.
XS
SM
MD
LG