Ndërlidhjet

Kinë: 35 të vdekur nga shpërthimi në minierë


Së paku 35 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në një minierë qymyri në Kinë. 93 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të gazit, raportojnë autoritetet kineze.

Minierat kineze të qymyrit janë ndër më të rrezikshmet në botë.

Statistikat zyrtare flasin për 3200 minatorë të vdekur në incidente të ngjashme gjatë vitit 2008, por grupet e pavarura pohojnë se shifrat janë shumë më të larta.
XS
SM
MD
LG