Ndërlidhjet

Kina: Jo sanksione shtesë ndaj Iranit


Kina i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth programeve bërthamore të Iranit.
Vendosja e sanksioneve shtesë ndaj Teheranit nuk do të ishte produktive, thanë burimet e diplomacisë kineze.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë kërcënuar Iranin me sanksione të reja nëse nuk pranon ofertën ndërkombëtare lidhur me programet kundërthënëse bërthamore.

Të hënën presidenti Ahmadinexhad tha se Irani nuk do të negociojë “të drejtat” rreth programeve bërthamore.
XS
SM
MD
LG