Ndërlidhjet

logo-print

Ballkani përparësi e presidencës spanjolle


Ballkani do të jetë një nga përparësitë e presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian. Mosmarrëveshjet rreth pavarësisë së Kosovës vazhdojnë në mesin e vendeve anëtare të BE-së, derisa Madridi ka refuzuar ta njohë shtetin e ri. Ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Moratinos tha se një situatë e tillë nuk paraqet problem.

“Ne respektojmë këndvështrimet e ndryshme. Të gjithë duam të nxisim paqen dhe stabilitetin duke çuar përpara një të ardhme evropiane për vendet e Ballkanit”, tha Moratino.

Moratino i bëri këto komente në Vjenë ku paraqiti planet e Spanjës për presidencën evropiane. Spanja do të marrë kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian në 1 Janar të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG