Ndërlidhjet

logo-print

Krajishnik vuan dënimin në Britani


Tribunali i Hagës për Krime Lufte ka njoftuar se lideri i serbëve të Bosnjes Momçillo Krajishnik, është dërguar në një burg në Britani për të vuajtur dënimin e tij 20 vjeçar.

Ish kryetari i Kuvendit serb të Bosnjes, është dënuar se ka orkestruar fushatën për përndjekjen e myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, në mënyrë që të krijohej zona e pastër etnike “Serbia e Madhe”.

Fillimisht Krajishnik qe dënuar me 27 vjet burg, por në fillim të këtij viti, gjykatësit e apelit i kanë zvogëluar dënimin në 20 vjet.

Tribunali ka njoftuar se Krajishnik është dërguar në Britani të hënën.
XS
SM
MD
LG