Ndërlidhjet

Çekia, Lihtenshtajni vunë raporte diplomatike


Republika Çeke dhe Principata e Lihtenshtajnit kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.

Të dy shtete nuk kanë pasur këto lidhje, që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak se autoritetet në Çekosllovakinë e atëhershme, ia patën konfiskuar pasurinë familjes mbretërore të Lihtenshtajnit.

Ministria e Jashtme e Çekisë tha se një komision i përbashkët i historianëve do të merret me kontestin pronësor.
XS
SM
MD
LG