Ndërlidhjet

Rezultatet e pjesshme shpallin fitues Karzain


Rezultatet e pjesshme të shpallura sot tregojnë se presidenti Hamid Karzai udhëheq bindshëm në zgjedhjet afgane me 54.1 për qind të votave.

Zgjedhjet janë përcjellë me dyshime për manipulime në masë të gjerë.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor tha se 91.6 për qind e votave të zgjedhjeve të 20 gushtit janë numëruar.

Shifrat tregojnë se rivali i Karzait, Abdullah Abdullah është shumë prapa tij me vetëm 28.3 për qind të votave.

Megjithatë, Komisioni Zgjedhor për Ankesa i Afganistanit ka urdhëruar rinumërimin në qendrat ku janë regjistruar parregullsi, çka nënkupton se ende mund t’i mirren votat Karzait.

Rezultatet zyrtare nuk do të certifikohen deri në fund të shtatorit, kur të hetohen dyshimet për manipulime.
XS
SM
MD
LG