Ndërlidhjet

Serbi: 4 të dënuar nën akuzat për terrorizëm


Një gjykatë në Serbi ka dënuar katër myslimanë me 4 deri në 8 vjet burg, nën akuzat se po planifikonin sulme terroriste.

Gjykata Speciale vendosi të martën se të pandehurit- që thuhej se i përkisnin sektit vehabi- po planfiikonin sulme terroriste në Ballkan, përfshirë një stadium futbolli.

Dënimet renditen nga katër në tetë vjet nën akuzat për terrorizëm, posedim ilegal të armëve dhe dyshime për lidhje me grupe të paidentifikuara terroriste të huaja.

Ata qenë arrestuar në sanxhak në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG