Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Ende moratorium për dënimet me vdekje


Kremlini tha se do të vazhdojë moratoriumin mbi dënimin me vdekje.

Zëdhënësja e presidentit rus Dmitri Medvedev, tha se as aministrata presidenciale e as gjyqësori rus nuk po e shqyrtojnë fundin e moratoriumit.

Komentet vijnë si reagim ndaj një raporti të edicionit rus të revistës Njuzuik, në të cilin thuhej se Kremlini po mendon t’i japë fund moratoriumit.

Rusia është zotuar se do të heqë dënimin me vdekje në kohën kur iu pat bashkuar Këshillit të Evropës më 1996, dhe që nga ajo kohë ka në fuqi moratoriumin mbi ekzekutimet.
XS
SM
MD
LG