Ndërlidhjet

BE kritikon Izraelin


Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin mbi vendimin e Izraelit, që të lejojë ndërtimin e qindra shtëpive të reja në vendbanimet hebreje në Bregun e okupuar Perëndimor.

Në një deklaratë të lëshuar nga Suedia, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, thuhet se kolonitë “janë ilegale nën çdo ligj ndërkombëtar dhe përbëjnë pengesë për paqen”.

Të hënën, ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak ka autorizuar ndërtimin e 455 shtëpive, shumica e tyre në zonat, të cilat Izraeli thotë se do t’i mbajë në rast të marrëveshjes paqësore me palestinezët.
XS
SM
MD
LG