Ndërlidhjet

Irani nesër me propozime për fuqitë botërore


Një media iraniane raportoi se të mërkurën Irani do të paraqesë propozimet e reja para gjashtë fuqive botërore, të cilat po negociojnë me Teheranin mbi programin e tij bërthamor.

Agjencia e lajmeve ISNA citoi ministrin e jashtëm Manusher Motakin të ketë thënë se pakoja e propozimeve është plotësuar dhe “do t’i dorëzohet grupit P5+1”.

Ai iu ka referuar si P5+1 pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit- Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë dhe SHBA-ve- plus Gjermanisë.

Të hënën, presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinexhad, tha se është i gatshëm për bisedime me fuqitë botërore, por se këto bisedime do të duhej të fokusoheshin në sfidat globale.

Ai tha se Irani do të vazhdojë punën në programin e tij bërthamor dhe se kurrë nuk do të negociojë mbi të drejtat e tij bërthamore.
XS
SM
MD
LG