Ndërlidhjet

Shumica e të vrarëve në Gaza ishin civilë



Më shumë se gjysma e 1.400 palestinezëve që u vranë në luftën e Izraelit në Gaza ishin civilë, përfshirë 252 fëmijë më të rinj se 16 vjeç, thuhet në raportin e B’Tselem, grupit izraelit për të drejtat e njeriut.

Të dhënat që u përpiluan gjatë disa muajve të kërkimeve, i sfidojnë pohimet e Izraelit se shumica e të vdekurve ishin militantë.

Grupi tha se raportet e fundit duhet ta nxitin qeverinë e Izraelit që të nisë një hetim të pavarur për ofenzivën tri javore dimrin e kaluar kundër sundimtarëve të Hamasit.
XS
SM
MD
LG