Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Arrestohen dy anëtarë të opozitës



Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar këshilltarin kryesor të liderit të opozitës Mir Hosein Musavi.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë tha se Ali Reza Beheshti u arrestua të martën në Teheran.

Beheshti e drejton një komision të opozitës, i cili u formua për t’i hetuar pretendimet mbi abuzimin e protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit.

Dje është arrestuar edhe Morteza Alviri, një bashkëpunëtor i ngushtë i kandidatit tjetër presidencial Mehdi Karubi, zyrat e partisë janë bastisur ndërsa dokumentacioni është sekuestruar.
XS
SM
MD
LG