Ndërlidhjet

Rusia mohon vizitën e Netanjahut



Qeveria e Rusisë tha se kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu nuk është takuar këtë javë me kryeministrin Vladimir Putin apo presidentin Dimitri Medvedev.

E përditshmja “Jediot Aharonot” raportoi se Netnjahu ka fluturuar në Moskë të hënën për të diskutuasr shitjen e armëve ruse Iranit dhe Sirisë.

Por zëdhënësi i Putinit Dmitri Peskov tha se kryeministri rus nuk është takuar me homologun e tij izraelit të hënën.

Izraeli me vite po përpiqet ta bindë Rusinë që të mos ua shesë sistemet raketore tokë ajër S-300 Sirisë dhe Iranit.
XS
SM
MD
LG