Ndërlidhjet

SHBA: Irani synon armën bërthamore


Shtetet e Bashkuara thanë se kanë "shqetësime serioze" se Irani qëllimisht po përpiqet që së paku, të ruajë një opsion për armë bërthamore.

Glin Dejvis, që është i dërguari kryesor i Uashingtonit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore(IAEA), tha se raporti i fundit i IAEA-së tregon se Irani ose është shumë afër, ose tashmë ka sasi të mjaftueshme të uraniumit të pasuruar për të prodhuar një armë bërthamore.

Fuqitë perëndimore akuzojnë Iranin se po përdor porgarmin bërthamor për të zhvilluar armë bërthamore, një akuzë kjo e mohuar nga Teherani.

XS
SM
MD
LG