Ndërlidhjet

Limaj takon Stjuart Xhonsin


Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka marrë mbështetjen e zëvendës-ndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë, Stjuart Xhons për projektet në Kosovë, por edhe ato me ndikim rajonal, siç është ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdar, ka njoftuar Zyra për Media e MTPT-së.

Në një komunikatë për media, thuhet se Limaj dhe Xhons, gjatë takimit në Uashington, biseduan rreth gjendjes politike aktuale në Kosovë si dhe për proceset tjera që lidhen me punën që është duke e bërë Ministria e Transportit në infrastrukturën rrugore.
XS
SM
MD
LG