Ndërlidhjet

Farrel lirohet, vdes një ushtar dhe përkthyesi


Komandot britanikë kanë liruar gazetarin e Nju Jork Times-it Stiven Farrel nga rrëmbyesit talibanë, që e kapën atë gjatë fundjavës në Afganistanin verior.

Zyrtarë të ushtrisë britanike thanë se një komando ka vdekur gjatë aksionit, sikurse edhe përkthyesi i Farrelit, gazetari afgan Sulltan Munadi.

Farrel i tha Nju Jork Times-it se nuk dihet burimi i të shtënave fatale mbi përkthyesin.

Farrel dhe Munadi u rrëmbyen, ndërsa po hulumtonin një sulm ajror kontravers të NATO-s nga i cili thuhet se vdiqën edhe civilë.
XS
SM
MD
LG